
Seriali Star Trek Strange New Worlds - Ndiq sezonet 1 dhe 2. Sezoni 3 së shpejti në SkyShowtime
Kapiteni Pajk, oficeri shkencor Spok dhe Numri 1 eksplorojnë botë të reja në galaksi në bordin e “USS Enterprise.”

Sezoni 2 po pret që ta zbulosh
Strange New Worlds bazohet në vitet kur në komandën e U.S.S. Enterprise ishte kapiteni Kristofer Pajk. Seriali ka në qendër kapitenin Pajk, oficerin shkencor Spok, Nambër Uan dhe ekuipazhin e U.S.S. Enterprise, në vitet para se kapiteni Kërk të hipte në anijen kozmike, teksa zbulojnë botë të reja nëpër galaktikë.
Njihu me ekuipazhin

Jeto e lulëzo
"Star Trek: Strange New Worlds" është shndërruar në të preferuarin e çdo publiku. Duke iu drejtuar adhuruesve të rinj dhe Startrekasve të vjetër, një nga gjërat që e bëjnë të famshëm serialin e ri është besnikëria ndaj historisë bazë dhe natyra optimiste e pionierëve të hapësirës.
Sezoni 1 ka vlerësimin 99% në Rotten Tomatoes dhe 80% nga pikët e audiencës. Të dyja, shenja të mira se seriali do të jetojë gjatë dhe do të lulëzojë.

ARGËTIM QË NUK MUND TA HUMBASËSH, ME ÇMIM TË PAKRAHASUESHËM
Ndiq më të fundit dhe më të mirat, të gjitha vetëm nga 4,99 €/muaj
Pyetje dhe përgjigje rreth "Star Trek: Strange New Worlds"
Në ç'pjesë të kohështrirjes futet "Star Trek: Strange New Worlds"?
"Star Trek: Strange New Worlds" është një pararendëse e "Star Trek: The Original Series". Ngjarja zhvillohet rreth një dekadë para ngjarjeve kur në krye të USS Enterprise është kapiteni Xhejms T. Kërk.
A është "Star Trek: Strange New Worlds" një vazhdim i "Star Trek: Discovery"?
"Star Trek: Strange New Worlds" lidhet me "Star Trek: Discovery", por është serial më vete, jo një vazhdim i drejtpërdrejtë. Seriali ka personazhe dhe mjedise të njëjta me "Star Trek: Discovery", por risjell frymën e origjinalit, thekson eksplorimin, optimizmin dhe historitë e pavarura brenda çdo episodi.
A ndjek "Star Trek: Strange New Worlds" kohështrirjen e serialit origjinal?
Po. Ngjarjet zhvillohen në të njëjtën epokë me misionet e kapitenit Kërk në bordin e USS Enterprise.
Çfarë ka kaq të veçantë Spoku?
Spoku është një oficer shkence në USS Enterprise. Ai përfundon në krye të anijes. Gjysmë njeri, gjysmë vullkan, trashëgimia e përzier, i solli Spokut sfida gjatë rritjes, por i dha një mjet që të kuptonte thellësisht se në mënyrën e tij unike, ai ishte i barabartë me këdo që përpiqej ta vinte poshtë.
Cila është dobësia e Spokut?
Mungesa e inteligjencës emocionale të Spokut është një sfidë e madhe për marrëdhënien e tij me njerëzit. Për shkak se shtyhet nga fuqia e arsyetimit logjik, ai e ka të vështirë të kuptojë dhe të shkojë mirë me specie të tjera që kanë prirje emocionale.
Sa inteligjent është Spoku?
Spoku është mishërimi i majës intelektuale! Mprehtësia e tij mendore nuk njeh kufij dhe e bën mjeshtër në një mori fushash, ku përfshihet shkenca, mjekësia dhe teknologjia. Mençuria e tij e jashtëzakonshme shërben si fener që ndriçon rrugën drejt zgjidhjes së problemeve të ndërlikuara e ruajtjen e jetëve të çmuara.