
Rabbit Hole
Në RABBIT HOLE, protagonisti Kifër Sathërlend, në rolin e agjentit të spiunazhit Xhejms Ueir, e gjen veten në mes të një beteje për ruajtjen e demokracisë në një botë që përballet me dezinformimin, manipulimin e sjelljes, shtetin mbikëqyrës dhe interesave që kontrollojnë këto fuqi të jashtëzakonshme.
JOHN WEIR
played by Kiefer Sutherland
DR.BEN WILSON
played by Charles Dance
HAILEY WINTON
played by Meta Golding



XHON UEIRI është një strateg gjenial në botën e spiunazhit privat. Manipulimi i njerëzve dhe tregjeve në favor të klientëve të vet nuk është thjesht biznes, por pasion. Ueir e ka kthyer në qëllim të jetës shfrytëzimin e sistemit që ai fajëson për vetëvrasjen e të atit. Por, duke qenë ekspert në strategjitë e lojërave dhe duke mos i besuar askujt, jeta e tij është bërë shumë vetmitare. Kur një punë shkon keq, Ueir kthehet në objektivin e forcave misterioze përtej kontrollit të tij. Ai nuk ndalet për asnjë arsye derisa të zbulojë të vërtetën.
DR. BEN UILSONI ka krijuar një skenar për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve ndërsa përmbys regjime. Formimi i tij në psikologji dhe qëndrimet e arsyeshme e kanë bërë një operativ të përsosur të CIA-s. Puna e ka bërë paranojak dhe të papërshtatshëm për jetën civile, pasi sheh kudo kërcënim. Por nuk është paranojë, nëse të ndjekin vërtet. Ai është i gatshëm të rrezikojë gjithçka për të marrë atë që do, pavarësisht se cili lëndohet gjatë rrugës.
HAJLI UINTONI erdhi nga hiçi, çau me forcat e veta, studioi ligjet dhe gjeti punë të shkëlqyer. Kur rastësia e takoi me Xhon Ueirin, gjithçka ndryshoi. Ueiri dyshon se Hajli nuk është ajo që thotë se është. A ka të drejtë apo po bëhet paranojak?
Zbulo më shumë argëtim familjar.

ARGËTIM QË NUK MUND TA HUMBASËSH, ME ÇMIM TË PAKRAHASUESHËM
Ndiq më të fundit dhe më të mirat, të gjitha vetëm nga 4,99 €/muaj
Pyetjet më të shpeshta
Për çfarë bën fjalë seriali Rabbit Hole?
Rabbit Hole ndjek një agjent privat spiunazhi që akuzohet për vrasje. Kifer Sathërlendi luan një njeri, jeta e të cilit është ndërtuar mbi një gënjeshtër. Ai gënjen për të jetuar dhe futet në këtë betejë mendjemprehtësie, kur akuzohet për vrasjen e një qeveritari... ose mund të jetë diçka krejt tjetër.
Sa episode ka Rabbit Hole?
8 episode
Ku është xhiruar Rabbit Hole?
Rabbit Hole është xhiruar kryesisht në Nju Jork