Deklarata e Privatësisë së SkyShowtime
Përditësimi i fundit më: shtator 2024
SkyShowtime Limited (në vijim referuar si“ne” ose “jona”) është kontrolluesi i të gjithë të dhënave personale të grumbulluara përmes faqes së internetit, platformës dhe aplikacioneve përkatëse të SkyShowtime ( bashkërisht referuar si “SkyShowtime”), që i mundëson përdoruesve të kenë akses në përmbajtjet digjitale dhe shërbimet përkatëse.
Ne e kuptojmë që privatësia është e rëndësishme për ju, prandaj është e rëndësishme edhe për ne! Ne e marrim seriozisht privatësinë tuaj kur përpunojmë të dhënat tuaja personale, ku përfshihen të dhënat që ju identifikojnë ju personalisht, si emri, të dhënat e kontaktit, detajet e pagesës, preferencat e marketingut ose të dhëna që mund të lidhen me informacione që ju identifikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.
Deklarata e Privatësisë përshkruan praktikat tona në lidhje me përpunimin nga ana jonë të të dhënave tuaja personale, si dhe të drejtat dhe zgjedhjet që keni lidhur me përdorimin e tyre nga ana jonë.
Përdoruesit nën 18 vjeç
Individët e moshës nën 18 vjeç nuk mund të kenë një llogari në SkyShowtime, por mund ta përdorin SkyShowtime me lejen dhe mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit të tyre. Prindërit ose kujdestarët e regjistruar mund të krijojnë gjithashtu një ose disa profile të veçanta me kufizim moshe për përdoruesit nën 18 vjeç duke shfrytëzuar opsionet e llogarisë SkyShowtime.
UDHËZUES I SHPEJTË
1. SI I GRUMBULLOJMË DHE I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
2. KUR I SHPËRNDAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
3. VENDIMMARRJA E AUTOMATIZUAR
4. TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE TUAJA
5. PËR SA KOHË I MBAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
6. TË DHËNAT SENSITIVE PERSONALE
7. TË DREJTAT TUAJA PËR PRIVATËSINË
8. PËRDITËSIMET/NDRYSHIMET E KËSAJ DEKLARATE PRIVATËSIE
1. SI I GRUMBULLOJMË DHE I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne i marrim të dhënat tuaja personale në mënyra të ndryshme: (i) drejtpërdrejt nga ju; (ii) përmes grumbullimit të automatizuar gjatë përdorimit të SkyShowtime; dhe (iii) nga palët e treta.
Ne i përdorim këto të dhëna për një sërë arsyesh (mund t’i keni dëgjuar të referuara me termin "baza ligjore"), ku përfshihet:
- ofrimi i një shërbimi të kërkuar, ose zbatimi i një detyrimi kontraktual ndaj jush (sic është dhënia e shërbimit të SkyShowtime);
- përmbushja e një detyrimi ligjor nga ana jonë (për shembull, duke siguruar që t'ju vihet në dispozicion kategoria e duhur e përmbajtjeve);
- kur ju keni dhënë miratimin tuaj (për shembull, për marketingun e drejtpërdrejtë); dhe
- kur përdorimi është i nevojshëm për përmbushjen e interesave tona legjitime (ose ato të një pale të tretë) - një interes legjitim është një arsye bindëse që ne të përdorim të dhënat tuaja personale, por me kushtin që të garantohet gjithmonë balanca përkundrejt të drejtave dhe interesave tuaja. (Një shembull i kësaj është kur i përdorim të dhënat tuaja personale për të verifikuar të drejtat dhe aksesin tuaj në SkyShowtime nëpërmjet një platforme të një pale të tretë).
Nëse vendosni të mos i jepni të dhënat tuaja personale kur jua kërkojmë, ose nëse e kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë pasi jua kemi bërë të qartë që kjo gjë është e detyrueshme, mund të mos jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbimet që keni kërkuar ose të përmbushim qëllimet për të cilat i kemi kërkuar të dhënat tuaja personale.
1.1 Të dhënat personale të grumbulluara nga ju, për:
- Regjistrimin dhe menaxhimin e llogarisë suaj (për të zbatuar kontratën me ju): për të regjistruar dhe për të kryer veprime administrimi në llogarinë tuaj në SkyShowtime, si për shembull, mundësimi i aksesit në llogari, mirëmbajtja e llogarisë dhe ofrimi i shërbimit përkatës të klientit, dërgimi i informacioneve administrative, duke përfshirë informacione rreth SkyShowtime dhe ndryshimeve në kushtet tona të përgjithshme, ju jepni të dhënat tuaja personale kur regjistroheni në SkyShowtime dhe kur menaxhoni llogarinë dhe profilet tuaja. Përgjithësisht, këtu përfshihen të dhëna si emri juaj, adresa, adresa e emailit, të dhënat e pagesës (si të dhënat e kartës së kreditit dhe të debitit, PayPal, Apple Pay ose Google Pay), preferencat e llogarisë suaj dhe informacione rreth profileve të përdoruesit që krijoni.
- Ofrimin e asistencës së shërbimit të klientit (e nevojshme për interesat tona legjitime dhe për zbatimin e kontratës me ju): për t'ju ndihmuar kur keni një pyetje për porosinë, kërkesë për asistencë ose kërkesë të përgjithshme për informacion, kur kontaktoni personat përgjegjës për shërbimin e klientit, mund t'ju kërkohet të jepni të dhëna personale për të verifikuar identitetin tuaj (si mbajtës i llogarisë) dhe të dhëna që mund të lidhen me pyetjen tuaj specifike. Zakonisht këtu përfshihet emri juaj, adresa e emailit, 4 shifrat e fundit të kartës së kreditit, kodi postar, data e faturimit, detaje për pyetjen ose kërkesën tuaj, por mund të përfshijë gjithashtu çdo të dhënë shtesë të nevojshme për t'ju ofruar asistencën e kërkuar, ose të dhëna të tjera që na i jepni vullnetarisht.
- Dërgimin e marketingut të drejtpërdrejtë (me miratimin tuaj): kur na jepni miratimin (ose kur regjistroheni) për të marrë komunikime marketingu me email, ose njoftime lajmëruese nga ana jonë, filialet tona dhe/ose partnerët tanë, do të lidhim emrin tuaj, adresën e emailit dhe ndonjëherë edhe të dhënat e pajisjes me preferencat tuaja të marketingut. Ju mund të zgjidhni të mos merrni më emaile marketingu duke përdorur linkun "çregjistrohu" në çdo mesazh marketingu nga ana jonë ose duke çaktivizuar butonin përkatës në opsionet e llogarisë suaj. Nëse zgjidhni të mos merrni më mesazhe marketingu, do të vazhdojmë të dërgojmë mesazhe administrative dhe shërbimi, sipas nevojës. Ju mund të zgjidhni të mos merrni më mesazhe marketingu përmes njoftimeve lajmëruese duke i çaktivizuar ato në pajisjen tuaj.
- Ftesën për të marrë pjesë në sondazhe, studime tregu, promocione, konkurse dhe tërheqje çmimesh (të nevojshme për interesat tona legjitime): ne mund t’i përpunojmë disa nga të dhënat tuaja personale për të përcaktuar nëse kualifikoheni dhe për t’ju ftuar të merrni pjesë në sondazhe, promocione, konkurse dhe tërheqje çmimesh (kur këto veprimtari nuk klasifikohen si marketing i drejtpërdrejtë). Këtu mund të përfshihen informacione të tilla si të dhënat e llogarisë (për shembull, preferencat e shikimit, pjesëtarët e familjes). Pjesëmarrja juaj është plotësisht vullnetare dhe do të merrni informacion shtesë lidhur me veprimtaritë e përpunimit për çdo sondazh, studim tregu, promocion, konkurs dhe/ose tërheqje çmimi (duke përfshirë të dhëna lidhur ligjin në fuqi) në momentin e regjistrimit të pjesëmarrjes suaj.
1.2 Të dhënat personale që mbledhim automatikisht.
Në këtë seksion, atje ku referohemi me termin “të dhënat e shfletuesit dhe të pajisjes”, nënkuptojmë në përgjithësi adresën tuaj të Media Access Control (MAC), llojin e pajisjes (Windows ose Macintosh), rezolucionin e ekranit, versionin e sistemit operativ, llojin e shfletuesit të internetit dhe versionin e SkyShowtime që po përdorni. Kur përdorim termin “të dhënat e aplikacionit”, nënkuptojmë të dhënat e përdorimit të aplikacionit, si për shembull, ora dhe data kur hyni nëpërmjet pajisjes tuaj në aplikacion dhe aksesoni shërbimet tona dhe lloji i informacionit dhe skedarëve që janë shkarkuar në aplikacion (qoftë të shkarkuara në pajisje ose në njësmart TV). Me “adresë IP” nënkuptojmë numrin që i caktohet automatikisht pajisjes suaj nga ofruesi i shërbimit të internetit dhe që identifikohet dhe regjistrohet automatikisht në skedarët tanë kur hyni në SkyShowtime, së bashku me orën kur keni hyrë dhe aktivitetin tuaj në SkyShowtime.
- Për ofrimin e aksesit në SkyShowtime ((i) zbatimin e kontratës dhe (ii) sipas nevojave për përmbushjen e interesave tona legjitime): për (i) të zbatuar detyrimet kontraktuale lidhur me ofrimin e shërbimit të SkyShowtime; dhe (ii) për të na ndihmuar të llogaritim shkallën e përdorimit në SkyShowtime, të konstatojmë problemet teknike, të monitorojmë dhe të raportojmë për performancën e përmbajtjes në SkyShowtime (duke analizuar sjelljen dhe prirjet e shikuesve), mbledhim disa të dhëna personale kur aksesoni ose ndërveproni me SkyShowtime. Përgjithësisht këtu përfshihen të dhëna të tilla si të dhënat e shfletuesit dhe të pajisjes; të dhënat për pajisjen; dhe adresa IP.
- Për ofrimin e rekomandimeve të personalizuara të përmbajtjeve të SkyShowtime në profilet e të rriturve (zbatimi i kontratës): Profilet e të rriturve përfshijnë opsionin e kufizimit të përmbajtjeve tek opsionet e profilit, si për shembull, "Familje" (deri në dhe përfshirë 12 përmbajtje të vlerësuara), "Adoleshentë" (deri në dhe përfshirë 16 përmbajtje të vlerësuara) dhe "Të rritur" (të gjitha përmbajtjet janë të disponueshme, duke përfshirë 18 programe të vlerësuara). Të gjitha opsionet e profilit për të rritur shfaqin përmbajtje dhe rekomandime të personalizuara. Është e mundur që t'ju rekomandohet çdo përmbajtje e disponueshme në profilin për të rritur, por aksesi është i kufizuar në bazë të opsioneve që keni zgjedhur. Për t'ju ofruar përmbajtje/rekomandime të personalizuara, si pjesë integrale e shërbimit tonë, do të mbledhim disa të dhëna të shikimeve dhe të pajisjes (për shembull, kur ndiqni një përmbajtje). Zakonisht, këtu përshihen të dhëna aplikacioni, shikimet e fundit (dhe koha kur janë shikuar); të dhënat e shfletuesit dhe të pajisjes; dhe adresa IP. Nuk ka opsione personalizimi për profilet e fëmijëve.
- Për dërgimin e reklamave të caktuara në mediat sociale dhe platformat përkatëse ((i) me miratimin tuaj (bazuar në cilësimet e bëra në shfletuesit tuaj) dhe (ii) për përmbushjen e interesave tona legjitime ( si dhe të partnerëve/palëve të treta partnere )): Për (i) t'ju dërguar reklama të personalizuara rreth SkyShowtime në median sociale dhe (ii) për të matur efektivitetin e fushatave tona të reklamave duke përdorur teknologji që synojnë audienca të caktuara, mbledhim (dhe ndajmë me median sociale - referojuni seksionit 2 më poshtë për më shumë informacion rreth partnerëve të medias sociale) emrin tuaj, adresën e emailit dhe të dhëna se si e përdorni SkyShowtime. Për shembull, media jonë sociale dhe partnerët e platformave të tjera mund ta lidhin adresën tuaj të emailit (me shenjën e thurjes) dhe informacione të tjera rreth përdorimit të SkyShowtime me të dhënat tuaja të medias sociale, në mënyrë që të mund t'ju dërgojmë reklamat e synuara. Edhe pse mund t'ju dërgojmë këto reklama, nuk mund të shohim nëse jeni përfshirë në listën e synuar të audiencës dhe nuk kemi akses në të dhënat që keni në median sociale ose në çdo platforme tjetër. Ju mund të zgjidhni në çdo kohë që të mos merrni më reklama të personalizuara tek opsionet e llogarisë së SkyShowtime. Lexoni Politikën për Cookies këtu për të kuptuar se çfarë janë Cookies (dhe teknologji të tjera të ngjashme) dhe se si i përdorim ato.
- Nëse keni një abonim që përfshin reklama, për t'ju ofruar reklamat e përshtatshme dhe të posaçme ((i) zbatimi i kontratës; (ii) pajtueshmëria me ligjet; (iii) dhe (iv) përmbushja e interesave tona legjitime dhe ato të partnerëve tanë të reklamave): për (i) t'ju ofruar reklama të posaçme e të përshtatshme, si për shembull, reklama specifike për rajonin dhe shtetin (si ofrimi i artikujve të disponueshëm në rajonin tuaj ose në gjuhën përkatëse të rajonit tuaj), në bazë të përmbajtjes (ku palët reklamuese kanë paguar që reklamat e tyre të vendosen në shfaqje ose kategori të caktuara (për shembull, komedi), (ii) për të përmbushur kërkesat ligjore për konsumatorin dhe reklamat (për shembull, reklama të kufizuara të produkteve) (iii) për t'u siguruar që reklamat të transmetohen efektivisht dhe të shfaqen si duhet, si dhe (iv) për të bërë analiza rreth ndërveprimeve të përdoruesve tanë me reklama në SkyShowtime. Përgjithësisht këtu përfshihen të dhëna të tilla si të dhënat e shfletuesit dhe të pajisjes; të dhënat e aplikacionit (që për këto qëllime, përfshijnë gjithashtu shkallën e ndërveprimit tuaj me reklamat); të dhënat e përdorimit dhe adresa IP. Nuk ka reklama në përmbajtjen që përfshihet në një profil Femije.
- Nëse keni një abonim që përfshin reklama dhe keni pranuar Cookies, për t’ju ofruar reklama të personalizuara (me miratimin tuaj (bazuar në cilësimet e Cookies) për reklama nga ana jonë ose palëve të treta):për t’ju ofruar reklama të personalizuara në përputhje me cilësimet tuaja të Cookies. Për informacione të mëtejshme, lexoni Njoftimin tonë për Cookies.
- Për efektshmërinë e email-eve me përmbajtje marketingu (të nevojshme për interesat tona legjitime): për të na mundësuar të kuptojmë performancën e email-eve të marketingut që ju dërgojmë (kur keni dhënë miratimin tuaj ose jeni regjistruar për marrjen e tyre), dhe për të personalizuar emailet e ardhshme të marketingut që dërgojmë në bazë të ndërveprimeve tuaja me emailat tona të mëparshme, mbledhim disa të dhëna personale me mjetet të automatizuara. Përgjithësisht këtu përfshihen të dhëna që lidhen me fakte të tilla si nëse emaili i marketingut është hapur apo jo dhe se çfarë u klikua në të.
1.3 Të dhënat personale që grumbullojmë nga palët e treta:
- Për të regjistruar dhe menaxhuar llogarinë tuaj nëpërmjet një pale të tretë partnere ((i) përmbushja e detyrimeve kontraktuale; (ii) të nevojshme për interesat tona legjitime): kur jeni regjistruar ose keni hyrë në SkyShowtime përmes njëpale të tretë partnere , do t'i jepni palës së tretë partnere të dhënat tuaja personale, nëpërmjet shërbimit të tyre. Pala e tretë partnere do t'i ndajë këto detaje me ne, në mënyrë që të mund (i) t'ju verifikojmë dhe t'ju ofrojmë akses në SkyShowtime dhe shërbimet tona, në përputhje me kontratën që keni me ne. Ne do t’i përdorim këto të dhëna edhe për (ii) të konstatuar probleme teknike dhe për të monitoruar performancën e shërbimeve tona, në përputhje me proceset tona të brendshme të aktivitetit. Përgjithësisht këtu do të përfshihen të dhënat e verifikimit të llogarisë (për shembull, emri i përdoruesit ose adresa e emailit dhe fjalëkalimi) dhe kredencialet përkatëse, kërkimet, hyrjet në llogari, të dhënat e shfletuesit dhe të pajisjes, si dhe adresën tuaj IP.
1.4 Përdorimi i përgjithshëm i të dhënave tuaja personale:
- Analizimi i brendshëm i të dhënave të grumbulluara dhe të anonimizuara (të nevojshme për interesat tona legjitime): ne mund të përdorim çdo të dhënë që na jepni ose që ne e mbledhim lidhur me ju, në një formë të agreguar dhe/ose të anonimizuar. Në këtë formë, të dhënat nuk do t'ju identifikojnë më drejtpërsëdrejti. Për shembull, duke përdorur të dhënat personale të grumbulluara nga përdorimi juaj i SkyShowtime, për të llogaritur përqindjen e përdoruesve tanë, të cilët parapëlqejnënjë shfaqje ose film të caktuar. Ne i përdorim të dhënat e grumbulluara dhe/ose të anonimizuara që gjenerojmë për qëllime të ndryshme, përfshirë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, përmirësimin ose përshtatjen e produkteve ose shërbimeve tona aktuale, matjen e efektivitetit të fushatave tona promocionale, në mënyrë që të mund t’i personalizojmë ato në varësi të nevojave dhe interesave të përdoruesve tanë, si dhe të organizojmë dhe të zgjerojmë aktivitetin tonë, për shembull, për të kuptuar se cilat pjesë të SkyShowtime janë më në interes të përdoruesve tanë, në mënyrë që të mund të përqëndrojmë efektivisht burimet dhe përpjekjet për zhvillim.
- Zbatimi i Kushteve tona të Përdorimit kur mbledhim të dhënat tuaja personale (të nevojshme për interesat tona legjitime): për të garantuar që shërbimet dhe përmbajtjet të përdoren vetëm në mënyrat e lejuara shprehimisht në Kushtet tona të Përdorimit (të përditësuar herë pas here), procedurat e Kushteve tona të Përdorimit mund të aplikohen për cilëndo nga të dhënat e mësipërme personale që grumbullojmë nga ju.
- Aksesii përmbajtjeve (përmbushja e një detyrimi ligjor): për të përcaktuar se cila kategori përmbajtjesh është e përshtatshme për t'jua shfaqur, grumbullojmë të dhëna personale që na ndihmojnë të verifikojmë vendbanimin tuaj. Ky informacion mund të përfshijë adresën tuaj IP, adresën e faturimit dhe informacionin e pagesës.
- Auditet (e brendshme dhe të jashtme) dhe përputhshmëria (përmbushja e një detyrimi ligjor): për të verifikuar që proceset tona të brendshme përputhen me kërkesat ligjore, rregullatore ose kontraktuale, procesi ynë për auditimin dhe përputhshmërinë mund të aplikohet për cilëndo nga të dhënat personale që grumbullojmë nga ju.
- Mashtrimet dhe siguria (të nevojshme (i) për interesat tona legjitime ose (ii) përmbushjen e një detyrimi ligjor, në varësi të situatës): për të kryer kontrolle për mashtrimet dhe sigurinë, për shembull për të zbuluar dhe parandaluar sulme kibernetike ose përpjekje për të kryer vjedhje identiteti, dhe për të mbrojtur të drejtat e përmbajtjeve tona, duke përfshirë mbrojtjen e interesave dhe të drejtave tona në lidhje me përmbajtjen që vëmë në dispozicion në SkyShowtime, procesi i kontrollit tonë për mashtrimet dhe sigurinë mund të aplikohet për cilëndo nga të dhënat personale që ju grumbullojmë.
- Për të organizuar aktivitetin tonë (të nevojshme për interesat tona legjitime): për të operuar me efikasitet brenda modelit ose strukturës sonë të aktivitetit, në një mënyrë që i shërben efektivisht përdoruesve tanë, duke përfshirë përdorimin e një game funksionesh aktiviteti të centralizuara ose të lokalizuara, procedurat tona administrative mund të aplikohen për cilëndo nga të dhënat që grumbullojmë nga ju.
- Pretendimet ligjore (të nevojshme për (i) përmbushjen e një detyrimi ligjor ose (ii) për interesat tona legjitime, në varësi të situatës): për të mbrojtur ose për të pretenduar mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona ligjore dhe për t'iu përgjigjur hetimeve administrative ose të organeve të tjera ligjzbatuese , procesi që ne ndjekim lidhur me pretendimet ligjore mund të aplikohet për cilëndo nga të dhënat personale që grumbullojmë nga ju.
2. KUR I SHPËRNDAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne i shpërndajmë të dhënat tuaja personale siç përshkruhet më poshtë, për qëllimet e përshkruara në këtë Deklaratë Privatësie.
- Palët e treta partnere: Nëse regjistroheni ose hyni në SkyShowtime përmes një pale të tretë ose me një produkt apo shërbim tjetër (si një aplikacion ose atje ku SkyShowtime është përfshirë në një paketë shërbimesh ose paketë në një platformë tjetër televizive apo ofrues shërbimi), ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me këtopalë të treta ofruese , për aq sa ato lidhen me përdorimin tuaj të SkyShowtime, si për shembull të dhënat e identifikimit të përdoruesit dhe adresën IP.
- Kontraktorët, nënkontraktorët dhe ofruesit e shërbimit: Ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta që kryejnë shërbime për llogarinë tonë (dhe në disa raste, të filaleve tona), për të lehtësuar shërbimet që ata na ofrojnë. Këtu mund të përfshihen konsulentë nga shoqëri të tjera të Comcast Group dhe Paramount, ofruesit e shërbimeve profesionale të konsulencës (avokatë dhe kontabilistë), ofrues të shërbimeve në teknologjinë e marketingut, analizat e të dhënave, përpunimin e pagesave ose të porosive, ofrimin e infrastrukturës, shërbimet IT, shërbimin e klientit, dërgimin e emailave, auditimin dhe shërbime të ngjashme.
- Partnerët e marketingut dhe reklamave: Me miratimin tuaj, ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta (duke përfshirë shoqëritë Comcast Group dhe Paramount) për t'u mundësuar që t'ju dërgojnë komunikime marketingu, në përputhje me preferencat tuaja dhe për të menaxhuar partnerët e reklamave (nëse keni një abonim që përfshin reklamat). Ne përdorim kryesisht FreeWheel (një shoqëri e Comcast) për të na dhënë akses tek partnerët e reklamave. FreeWheel vepron si kontrollues i pavarur për reklamat e synuara. Në rastet kur ata veprojnë si kontrollues, ju mund ta gjeni politikën e tyre të privatësisë këtu.
- Partnerët e medias sociale: (duke përfshirë Meta - Facebook) për qëllimin e vendosjes së reklamave publike në median sociale. Në varësi të opsioneve të përzgjedhura nga ju për privatësinë dhe veprimtarisë në këto rrjete, ne mund të ndajmë të dhëna kontakti, identifikimi dhe demografike, përmbajtje të gjeneruara nga përdoruesi, të dhëna për pajisjen dhe identifikuesit, të dhëna për lidhjen dhe përdorimin dhe të dhëna të medias sociale. Merrni në konsideratë se Meta Ireland është një kontrollues i përbashkët në përpunim (siç përshkruhet këtu). Të dhëna të tjera ( përshirë bazën ligjore ku mbështetet Meta Ireland dhe mënyrën se si mund të ushtroni të drejtat tuaja si subjekt të dhënash) mund t'i gjeni këtu në Politikën e të Dhënave të Meta Ireland.
- Sipas nevojës, për mbrojtjen tonë ose të të tjerëve (duke ju përfshirë edhe ju): Ne i shpërndajmë të dhënat tuaja personale nëse na kërkohet një gjë e tillë, për të përmbushur (dhe/ose kur besojmë në mënyrë legjitime që na kërkohet të përmbushim) një detyrim ligjor ose rregullator, si për shembull në vijim të urdhrave a vendimeve të gjykatës, veprimeve administrative ose veprimeve të tjera të organeve ligjzbatuese ; ose për të zbatuar një marrëveshje që kemi me ju; ose për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e SkyShowtime, filialeve tona, tuajën, palëve të treta, përdoruesve të SkyShowtime ose publikut të gjerë.
- Transferimet e aktivitetit: Ne kemi një interes legjitim për të ndarë dhe transferuar të dhënat tuaja personale me një pale të tretë në rast riorganizimi, bashkimi, shitjeje, sipërmarrjeje të përbashkët, caktimi, transferimi ose kalim tjetër i gjithë ose një pjese të aktivitetit tonë, shërbimeve, aseteve, aksioneve (duke përfshirë dhe procedurat e falimentimit ose procedura të tjera të ngjashme). Këto palë të treta mund të përfshijnë, për shembull, një subjekt blerës dhe këshilltarët e tij.
- Për të zbatuar kushtet tona të përgjithshme: duke përfshirë mbrojtjen e interesave dhe të drejtave tona për përmbajtjet që vëmë në dispozicion në SkyShowtime, ose kontrata të tjera që kemi me ju, si dhe që të na mundësohet ezaurimi i mjeteve të mundshme të ankimit ose kufizimi i dëmeve që mund të pësojmë si rezultat i cdo veprimi, ose si pasojë e një vendimi a urdhri gjykate apo të një institucioni tjetër kompetent për mbledhjen e borxheve.
3. VENDIMMARRJE TË AUTOMATIZUARA
Ne nuk përdorim vendimmarrjen e automatizuar për ndonjë qëllim ligjor apo qëllim tjetër të rëndësishëm që lidhet me llogarinë tuaj .
4. TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE TUAJA
Ju lutemi, mbani në konsideratë se për shkak të natyrës ndërkombëtare të aktivitetit të SkyShowtime, të dhënat tuaja personale mund të ruhen dhe të përpunohen në çdo shtet ku kemi strukturat tona ose ku angazhojmë ofrues shërbimesh. Duke përdorur SkyShowtime, ju konfirmoni se kuptoni se të dhënat tuaja personale mund të transferohen në shtete jashtë vendbanimit tuaj, duke përfshirë vendndodhje të tilla si Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të kenë rregulla të ndryshme nga ato të vendit tuaj për mbrojtjen e të dhënave.
Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, SkyShowtime i transferon të dhënat tuaja personale vetëm brenda Bashkimit Evropian dhe në vende që Komisioni Evropian i ka vlerësuar me nivele të përshtatshme mbrojtjeje. Atje ku nuk është e mundur, ne përdorim klauzola standarde kontraktuale të miratuara nga autoritetet rregullatore, sic është Komisioni Evropian. Ju keni të drejtën të merrni një kopje të listës së vendeve marrëse ose masave të sigurisë që përdorim duke na kontaktuar, në mënyrën e parashikuar në fund të kësaj Deklarate Privatësie.
5. PËR SA KOHË I MBAJMËTË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa nevojitet ose lejohet, duke marrë parasysh qëllimet për të cilat janë marrë dhe në përputhje me ligjin në fuqi.
Kriteret që përdorim për të përcaktuar periudhën embajtjes së të dhënave janë si më poshtë:
- Koha përgjatë së cilës vazhdon marrëdhënia me ju dhe ju ofrojmë SkyShowtime (për shembull, për sa kohë që keni një llogari me ne ose vazhdoni të përdorni SkyShowtime) dhe atje ku kemi interesa legjitime për mbajtjen e mëtejshme të të dhënave tuaja personale, siç parashikohet në Deklaratën e Privatësisë;
- Atje ku ka një detyrim ligjor, për përmbushjen e të cilit jemi përgjegjës (për shembull, disa ligje na kërkojnë t'i mbajmë transaksionet tuaja për një periudhë kohe para se të mund t'i fshijmë, si për shembull, ligjet rregullatore, të taksave dhe auditit);
- Atje ku mbajtja është e këshillueshme për shkak të pozicionit tonë ligjor (si në lidhje me afatet e parashkrimit, proceset gjyqësore ose hetimet administrative); dhe
- Të gjitha udhëzimet e lëshuara nga autoritetet përkatëse ligjore për mbrojtjen e të dhënave.
6. TË DHËNAT SENSITIVE PERSONALE
Ne ju kërkojmë që të mos na dërgoni të dhëna sensitive personale (për shembull, numrat e sigurimeve shoqërore, të dhëna që lidhen me origjinën racore ose etnike, orientimin seksual ose jetën seksuale, opinionet politike, bindjet fetare ose filozofike, të dhëna që lidhen me shëndetin, dosjen penale ose anëtarësinë në një sindikatë) në ose përmes SkyShowtime ose në mënyra të tjera, përveç rasteve kur i kërkojmë këto të dhëna shprehimisht. Nëse na i jepni këto të dhëna në mënyrë proaktive dhe vullnetare, do të konsiderohet se na e keni dhënë miratimin që t'i përpunojmëato .
7. TË DREJTAT TUAJA PËR PRIVATËSINË
Ju keni të drejtën të keni akses, të korrigjoni, të kundërshtoni, të kufizoni, të fshini, të transferoni, të tërhiqni miratimin ( kur është dhënë si më lart) dhe të informoheni për mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja personale. Ju mund ta dërgoni kërkesën tuaj këtu, ose të na kontaktoni përmes Qendrës së Ndihmës (duhet të keni hyrë në llogari për të pasur akses). Kini parasysh se Qendrën e Ndihmës mund ta përdorni edhe për gjëra të tilla si: për të dërguar pyetje ose komente lidhur me SkyShowtime; për të ndryshuar informacione personale që lidhet me llogarinë tuaj të SkyShowtime; për të diskutuar probleme me faturimin (duke përfshirë anulimet); për të bërë pyetje që lidhen me përmbajtjet, çështje teknike ose promocionale; ose për të kërkuar ndihmën që mund t’ju nevojitet për të hyrë ose menaxhuar llogarinë tuaj të SkyShowtime.
Ju ose përfaqësuesi juaj i autorizuar mund të dërgoni një kërkesë ose çfarëdolloj pyetjeje ose shqetësimi që keni rreth kësaj deklarate ose praktikave tona të përpunimit të të dhënave, duke përfshirë paraqitjen e një kërkese për akses në subjektin e të dhënave, paraqitjen e një kërkese për fshirje, ose zbatimin e të drejtave të tjera të privatësisë për ju në vendin tuaj, duke na kontaktuar në privacy@skyshowtime.com. Ne do t'i përgjigjemi kërkesës suaj në përputhje me ligjin në fuqi. Ju lutemi, merrni në konsideratë se këto të drejta mund të kufizohen në rrethana të caktuara, për shembull, nëse dhënia e informacionit të kërkuar zbulon të dhënat personale të një personi tjetër. Për mbrojtjen tuaj, mund të na duhet të verifikojmë identitetin tuaj përpara se t'i përgjigjemi kërkesës. Nëse jeni një përfaqësues i autorizuar, mund t'ju kërkojmë paraqitjen e provave që jeni të autorizuar për të vepruar për llogari të mbajtësit të llogarisë.
Mund të na shkruani gjithashtu në: Compliance Team, SkyShowtime Limited, Sky Central, Grant Way, Isleworth, Middlesex, TW7 5QD, United Kingdom.
Nëpunësi ynë për Mbrojtjen e të Dhënave (“NMDH”) është përgjegjës për garantimin e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe garantimin e përputhshmërisë me ligjet e mbrojtjes së të dhënave. Ju mund të kontaktoni NMDH-në tonë në adresën dpo@skyshowtime.com për çdo pyetje ose shqetësim që lidhet me të dhënat tuaja personale.
Ju lutemi, merrni në konsideratë se komunikimi me email nuk është gjithmonë i sigurt, ndaj mos i përfshini të dhënat e kartës suaj të kreditit ose të dhëna të tjera sensitive në email-et që na dërgoni.
Ju keni gjithashtu të drejtën të bëni një ankesë kundrejt nesh, drejtuar Zyrës së Komisionerit të Informaciont në Mbretërinë e Bashkuar (www.ico.org.uk) ose Autoritetit tuaj lokal të Mbrojtjes së të Dhënave (“AMDH”). Një listë të AMDH-ve të BE-së mund ta gjeni këtu.
8. PËRDITËSIMET/NDRYSHIMET E KËSAJ DEKLARATE PRIVATËSIE
Ne mund ta ndryshojmë në çdo kohë këtë Deklaratë Privatësie. Ne do t'ju njoftojmë lidhur me ndryshime thelbësore nëse kemi një marrëdhënie me ju dhe do të publikojmë versionin e përditësuar në faqen tonë të internetit. Ju lutemi, referojuni opsionit PËRDITËSUAR SË FUNDMI në kreun e kësaj faqeje, për të parë se kur është bërë rishikimi i fundit i Deklaratës së Privatësisë. Çdo ndryshim në këtë Deklaratë Privatësie do të hyjë në fuqi kur Deklarata e Privatësisë të jetë e disponueshme në ose përmes faqes së internetit të SkyShowtime.