Qendra e ndihmës

Aplikacioni im SkyShowtime nuk po punon


Këtu jepen disa këshilla për zgjidhjen e problemeve nëse po has probleme me aplikacionin SkyShowtime në pajisjet e tua celulare që përfshijnë skenarët e mëposhtëm:   

   

  • Aplikacioni SkyShowtime nuk shfaqet në dyqanin e aplikacioneve.   

  • Të shfaqet gabimi "Përmbajtja nuk ofrohet në rajonin tënd".   

  • Përmbajtjes që je duke u përpjekur të luash ose aplikacionit i mbaron koha dhe ruan në ndërmemorie/vonohet. 

  • Nuk mund të shkarkosh përmbajtje pavarësisht se ke planin e duhur dhe je brenda kufijve të shkarkimit.   

  • Ikona e pasqyrimit nuk shfaqet dhe nuk mund ta pasqyrosh përmbajtjen në televizor. 

  • Po has probleme me identifikimin në aplikacion.  

 

Çfarë duhet bërë? 

Nëse je identifikuar në llogarinë e duhur dhe je duke transmetuar nga një nga shtetet ku operojmë, provo këta hapa:  

 

  • Rinis pajisjen celulare: Një rinisje e thjeshtë e pajisjes mund të zgjidhë probleme të ndryshme.   

  • Sigurohu që adresa IP e rrjetit tënd me brez të gjerë të përputhet me vendndodhjen tënde gjeografike.  

  • Kalo nga brezi i gjerë i shtëpisë në një lidhje celulare (hotspot) ose anasjelltas për të parë nëse ka ndryshim.  

  • Sigurohu që VPN-të që mund të jesh duke përdorur të jenë çaktivizuar.   

  • Rindiz rrugëzuesin për të zgjidhur probleme të mundshme me lidhjen.    

  • Luaj përmbajtje tjetër: Nëse episodi ose filmi që po përpiqesh të transmetosh nuk ngarkohet ose rikthehesh në faqen kryesore menjëherë pasi shtyp butonin 'luaj', provo të transmetosh përmbajtje tjetër. Nëse luhen mirë, ka gjasa që episodi ose filmi specifik që po përpiqesh të shikosh është i korruptuar. Nëse është ky rasti, do t'ia raportojmë ekipeve tona teknike. 

  • Përditëso sistemin operativ të pajisjes tënde celulare.   

  • Fshi dhe rishkarko aplikacionin SkyShowtime në pajisjen tënde. Kjo do të heqë shfaqjet televizive dhe filmat e shkarkuar nga televizori inteligjent dhe do të të nxjerrë nga llogaria jote në SkyShowtime.  

  • Rivendos fjalëkalimin. Faqja do të të kërkojë të vendosësh adresën e emailit, kështu që përdor atë me të cilën je regjistruar fillimisht. Nëse adresa e emailit është e pasaktë, për shembull për shkak të një gabimi shtypi, na kontakto dhe ne do të të ndihmojmë ta korrigjosh.    

  

Të duhet ndihmë e mëtejshme? 

Jemi këtu për të të ndihmuar! Na kontakto dhe sigurohu që të kesh gati informacionin e mëposhtëm 

   

  • Markën/modelin/versionin e sistemit operativ të pajisjes celulare. 

  • Emrin e ISP-së (ofruesi i shërbimit të internetit).  

  • Adresën IP. 


A t'u duk e dobishme kjo?