Qendra e ndihmës

Zgjidhja e problemeve të rivendosjes së fjalëkalimit


Shiko skenarët më poshtë për të zgjidhur problemet me procesin e rivendosjes së fjalëkalimit.

Nuk po marr emailin e rivendosjes së fjalëkalimit

Nëse nuk e ke marrë emailin me lidhjen për të rivendosur fjalëkalimin, ndiq këta hapa:

 

  1. Verifiko adresën tënde të emailit:

 

  •    Sigurohu që të vendosësh adresën e emailit që ke përdorur për t'u regjistruar në SkyShowtime.
  •    Kontrollo përsëri për ndonjë gabim shtypi ose gabim drejtshkrimor. Na kontakto nëse ka ndonjë gabim shtypi në adresën tënde të emailit dhe ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit do të të ndihmojë.

Për të shmangur gabimet e shtypit ose krijimin e llogarive të shumëfishta, ne rekomandojmë shumë verifikimin e adresës së emailit ose informacioneve të tjera kur regjistrohesh. 

 

2. Kontrollo të gjitha skedat e kutisë hyrëse: Shiko të gjitha skedat në kutinë hyrëse, të tilla si "Kryesore" dhe "Të tjera", nëse shërbimi yt i emailit i klasifikon emailet në disa kategori.

 

 

3. Kontrollo dosjet e emaileve të padëshiruara/të bezdisshme: Ndonjëherë, emailet e dërguesve të panjohur mund të drejtohen në dosjet e emaileve të padëshiruara ose të bezdisshme. Sigurohu që të kontrollosh këto dosje për emailin e rivendosjes së fjalëkalimit.

 

Lidhja e rivendosjes së fjalëkalimit nuk funksionon

Provo hapat më poshtë nëse lidhja e rivendosjes së fjalëkalimit është e vjetër, ka skaduar ose nuk hapet.

 

  1. Sigurohu që je duke e hapur lidhjen e rivendosjes së fjalëkalimit në një nga shfletuesit e mbështetur të listuar më poshtë:

 

  • Chrome 110+ (Windows/Mac)
  • Firefox 110+ (Windows/Mac)
  • MS Edge 110+ (Windows/Mac)
  • Safari 14+ (Mac)

 

2. Çaktivizo VPN-në. Mos përdor VPN ndërsa përpiqesh të hapësh lidhjen e rivendosjes së fjalëkalimit.

 

3. Zgjidhja e problemeve specifike të shfletuesit/pajisjes:

 

  • I njëjti shfletues: Hape lidhjen e rivendosjes në një dritare anonime ose private në të njëjtin shfletues dhe pajisje.
  • Shfletues i ndryshëm: Hape lidhjen e rivendosjes në një dritare anonime ose private në një shfletues të ndryshëm të mbështetur në të njëjtën pajisje.
  • Pajisje e ndryshme: Hape lidhjen e rivendosjes në një dritare anonime ose private në një shfletues të mbështetur në një pajisje tjetër.
  •  Kombinimi i pajisjeve dhe shfletuesve: Hape lidhjen e rivendosjes në një dritare anonime ose private në shfletues të ndryshëm të mbështetur në një pajisje të dytë.

 

Këta hapa do të të ndihmojnë të identifikosh nëse problemi është i lidhur me një kombinim apo konfigurim specifik të pajisjes ose shfletuesit.

 

A po has ende probleme?

Mos hezito të na kontaktosh dhe sigurohu që të kesh në dispozicion këto informacione:

 

  • Mesazhin e gabimit dhe/ose hapat e detajuar për të riprodhuar problemin
  • Modelin/markën dhe sistemin operativ të pajisjes
  • Shfletuesin dhe versionin.

A t'u duk e dobishme kjo?