Qendra e ndihmës

Si të regjistrohesh në SkyShowtime


Ka mënyra të ndryshme për t'u regjistruar në SkyShowtime. 

 

Regjistrohu në faqen tonë të internetit të SkyShowtime 

Kjo është mënyra më e lehtë për t'u regjistruar në SkyShowtime.  

 

  1. Zgjidh një plan abonimi dhe pagese  

  1. Kliko "Bashkohu me ne" 

  1. Krijo një llogari duke vendosur adresën e emailit dhe fjalëkalimin. 

  1. Pasi të jesh futur në faqen "Detajet e pagesës", vendos emrin dhe adresën, dhe më pas zgjidh mënyrën e pagesës. 

  1. Kliko "Paguaj tani" për të përfunduar regjistrimin. 

Regjistrohu përmes një dyqani aplikacionesh  

Procesi është pak a shumë i njëjtë nëse ke një pajisje Apple, Android, LG, apo Samsung. 

 

  1. Shkarko aplikacionin SkyShowtime në pajisjen tënde. 

  1. Krijo një llogari. 

  1. Bëj pagesën përmes dyqaninit të aplikacioneve për të përfunduar abonimin. 

Ki parasysh se nëse je regjistruar përmes një dyqani aplikacionesh, procesi i tarifimit kryhet nga ky i fundit. Ndaj, për të ndryshuar abonimin, duhet të përdorësh platformën e tij.  

Merr SkyShowtime përmes një ofruesi partner. 

Gjithashtu, mund të aksesosh të gjithë bibliotekën e përmbajtjes së SkyShowtime duke u regjistruar përmes një ofruesi partner lokal. Për të mësuar më shumë, shih Çfarë është një ofrues partner?  

 

Të duhet më shumë ndihmë? Na kontakto. 


A t'u duk e dobishme kjo?