Anulimi i planit tënd SkyShowtime është i thjeshtë dhe mund të bëhet në internet në çdo kohë.
Vë re; anulimi i abonimit do të heqë zbritjet që mund të jetë aplikuar në llogarinë tënde dhe nuk do të jesh në gjendje t'i kthesh ato nëse e rinis planin tënd më vonë.Gjithashtu, mos harro të anulosh debitet direkte që mund të kesh vendosur me bankën tënde.
Për të vazhduar dhe anuluar, ndiq hapat përkatës më poshtë, në varësi të mënyrës se si je regjistruar.
Jam abonuar në faqet e internetit të SkyShowtime.
Nëse je abonuar drejtpërdrejt nëpërmjet faqes tonë të internetit dhe dëshiron të anulosh paketën tënde, ndiq këta hapa të thjeshtë:
- Shko te llogaria jote në SkyShowtime.
- Te seksioni "Plani dhe pagesat", zgjidh "Anulo abonimin".
- Zgjidh një nga arsyet për anulimin e abonimit tënd, pastaj shtyp "Vazhdo".
- Konfirmo anulimin duke klikuar "Anulo paketën".
Në të kundërt, mund ta anulosh anëtarësimin tënd duke klikuar "Ndrysho abonimin" dhe duke ndjekur të njëjtat hapa.
Pas anulimit, do të të dërgohet një email konfirmimi në adresën tënde të regjistruar të emailit, i cili do të të njoftojë për sa kohë do të jesh në gjendje ta përdorësh shërbimin. Mund ta shikosh përmbajtjen deri në fund të ciklit tënd të faturimit, qoftë ky abonim mujor apo vjetor. Gjithashtu, llogaria jote në SkyShowtime do të jetë aktive, kështu që mund ta rinisësh abonimin në çdo kohë.
Jam abonuar nëpërmjet Google Play / App Store
Nëse je abonuar në SkyShowtime nëpërmjet Google Play Store ose App Store, duhet ta anulosh abonimin atje, sepse dyqani i aplikacioneve menaxhon plotësisht abonimin tënd.
Anulimi i një pakete në App Store (pajisjet Apple)
Për të anuluar paketën tënde të SkyShowtime në iPhone ose iPad, ndiq këta hapa:
- Hap aplikacionin "Cilësimet" në pajisjen Apple.
- Prek emrin tënd që ndodhet në krye të ekranit.
- Zgjidh opsionin "Abonimet".
- Gjej dhe zgjidh abonimin tënd në SkyShowtime.
- Kliko butonin "Anulo paketën" për ta konfirmuar.
Pasi t'i kesh kryer këta hapa, do të shohësh një faqe të re me detaje se kur do të skadojë abonimi yt në SkyShowtime. Gjithashtu, do të të jepet opsionipër ta riaktivizuar abonimin tënd nëse ndërron mendje.
Anulimi i një pakete në Google Play Store (pajisjet Android)
Nëse dëshiron ta anulosh abonimin tënd në SkyShowtime në pajisjen Android, duhet të ndjekësh këta tre hapa të thjeshtë:
- Shko tek "Abonimet" në Google Play .
- Kërko dhe zgjidh abonimin tënd në SkyShowtime.
- Së fundi, prek "Anulo paketën" për të anuluar abonimin.
Jam abonuar nëpërmjet një ofruesi shërbimi partner
Nëse je abonuar nëpërmjet një ofruesi lokal shërbimi, duhet ta anulosh paketën tënde drejtpërdrejt me të.
Ke ende nevojë për ndihmë? Na kontakto.