Titrat janë të disponueshme për pjesën më të madhe të përmbajtjes sonë në SkyShowtime.
Ti mund ta përmirësosh përvojën tënde të shikimit me titrat e disponueshme në këto gjuhë: shqip, boshnjakisht, bullgarisht, kroatisht, çekisht, danisht, finlandisht, hungarisht, serbisht, holandisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht (evropiane), rumanisht, sllovakisht, sllovenisht, spanjisht (kastiliane), suedisht.
Për të aktivizuar titrat ndërsa luan një shfaqje televizive ose film:
-
Hap përmbajtjen
-
Brenda lexuesit të videos, përzgjidh ose prek simbolin "Deaf and Hard of Hearing" (Me aftësi të kufizuara dëgjimore) (SDH) në këndin e sipërm, në të djathtë të ekanit
-
Zgjidh gjuhën tënde të preferuar për titrat
Për më tepër, ti mund të personalizosh pamjen e titrave të SkyShowtime sipas preferencave të tua për të gjitha pajisjet e mbështetura.
Shihni artikujt tanë Në cilën gjuhë mund të shikoj SkyShowtime? dhe Si të pasqyroj SkyShowtime në televizor për të zbuluar më shumë.