Qendra e ndihmës

Si të mos e humbësh zbritjen me gjysmë çmimi përgjithmonë


Ka disa skenarë në të cilët mund ta humbasësh zbritjen me gjysmë çmimi përgjithmonë. Duke i kuptuar këta skenarë, si dhe si funksionon cikli i faturimit, do ta shmangësh humbjen e zbritjes në fjalë  

Ti e ul nivelin e planit tënd  

Kur e ul nivelin e planit, zbritja me gjysmë çmimi përgjithmonë hiqet automatikisht nga llogaria jote në fund të ciklit të fundit të faturimit, kur hyn në fuqi ulja e nivelit të planit.   

   

Për shembull: nëse regjistrohesh për planin Standard Plus në 1 qershor dhe më 15 qershor e ul nivelin e planit në planin Standard me reklama. Ulja reale e nivelit do të bëhet më 1 korrik, kur të përfundojë cikli i fundit i faturimit. Nga ky moment, nuk do të kualifikohesh më për zbritjen me gjysmë çmimi përgjithmonë, e cila do të hiqet nga llogaria jote.   

Ti kalon nga plani i pagesës mujore në atë vjetore  

Kalimi nga pagesa mujore në atë vjetore përfshin anulimin e abonimit mujor dhe regjistrimin në abonimin vjetor. Kjo do të sjellë humbjen e ofertës me gjysmë çmimi përgjithmonë. 

Ne nuk ta marrim ta marrim pagesën tënde për shkak të një problemi me mënyrën tënde të pagesës dhe plani yt është anuluar  

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme tarifimi, plani yt do të anulohet automatikisht. Si rezultat i anulimit, zbritja me gjysmë çmimi përgjithmonë do të hiqet nga llogaria jote dhe nuk do të rivendoset nëse ti përditëson mënyrën e pagesës dhe rifillon planin tënd më vonë 

      

Për të shmangur këtë, ne rekomandojmë:   

  • Të sigurohesh që mënyra jote e pagesës të jetë e përditësuar dhe të ketë fonde të mjaftueshme për të shmangur problemet e rinovimit.   

  • Të kontrollosh herë pas here statusin e abonimit, sidomos afër datës së rinovimit.      

Ti anulon planin tënd, por vendos të riabonohesh në një datë të mëvonshme 

Anulimi do të sjellë gjithmonë humbjen e ofertave të aplikuara në llogarinë tëndeNjë mënyrë për ta shmangur këtë është ta rinisësh planin para se të përfundojë cikli i fundit i faturimit..    

    

Të duhet më shumë ndihmë? Na kontakto.   


A t'u duk e dobishme kjo?