Për çdo kërkesë lidhur me llogarinë tënde dhe të dhënat në SkyShowtime, mund të plotësosh formularin për kërkesën e të dhënave në SkyShowtime.
Formulari i kërkesës për të dhënat në SkyShowtime
Duke përdorur formularin e kërkesës për të dhënat në Skyshowtime, mund të bësh një kërkesë për të:
- Fshirë të dhënat personale
- Patur akses në të dhënat personale
- Transferuar të dhënat personale
Mos u shqetëso, të gjitha kërkesat përpunohen përmes një sistemi të sigurt të automatizuar. Ne do të të njoftojmë sapo të marrim kërkesën tënde.
Procesi i fshirjes së të dhënave
Nëse na ke kërkuar të fshijmë llogarinë tënde të SkyShowtime, mund të duhen deri në 30 ditë për të plotësuar kërkesën. Ne do të të dërgojmë përditësime mbi ecurinë e kërkesës sate me email.
Duke qenë se të dhënat janë delikate, do të na duhet të konfirmojmë identitetin tënd përpara se të vazhdojmë me kërkesën tënde për të dhënat. Nëse po e bën kërkesën në emër të dikujt tjetër, ne do të kërkojmë gjithashtu prova që ti ke autorizimin e tij.
Mos harro të anulosh abonimin në SkyShowtime
Vetëm fshirja e informacionit tënd nuk mund të ndalojë asnjë pagesë në të ardhmen, duke përfshirë tarifat e rinovimit automatik për abonimet. Është përgjegjësia jote të rishikosh, menaxhosh dhe anulosh detyrimet e tua të pagesës. Për shembull, nëse abonimi yt faturohet nëpërmjet një pale të tretë si Apple ose Google Play Store, mund të tarifohesh ende.
Shiko artikullin tonë mbi Si mund ta anuloj abonimin tim në SkyShowtime? për udhëzime të hollësishme.
Gjithashtu, sigurohu që të rishikoshkushtet e shërbimit të SkyShowtime.