Ka mënyra të ndryshme për t'u regjistruar në SkyShowtime.
Regjistrohu në faqen tonë të internetit të SkyShowtime
Kjo është mënyra më e lehtë për t'u regjistruar në SkyShowtime.
-
Shko te www.skyshowtime.com
-
Zgjidh një plan abonimi dhe pagese .
-
Kliko "Bashkohu me ne"
-
Krijo një llogari duke vendosur adresën e emailit dhe fjalëkalimin.
-
Pasi të jesh futur në faqen "Detajet e pagesës", vendos emrin dhe adresën, dhe më pas zgjidh mënyrën e pagesës.
-
Kliko "Paguaj tani" për të përfunduar regjistrimin.
Regjistrohu përmes një dyqani aplikacionesh
Procesi është pak a shumë i njëjtë nëse ke një pajisje Apple, Android, LG, apo Samsung.
-
Shkarko aplikacionin SkyShowtime në pajisjen tënde.
-
Krijo një llogari.
-
Bëj pagesën përmes dyqaninit të aplikacioneve për të përfunduar abonimin.
Ki parasysh se nëse je regjistruar përmes një dyqani aplikacionesh, procesi i tarifimit kryhet nga ky i fundit. Ndaj, për të ndryshuar abonimin, duhet të përdorësh platformën e tij.
Merr SkyShowtime përmes një ofruesi partner.
Gjithashtu, mund të aksesosh të gjithë bibliotekën e përmbajtjes së SkyShowtime duke u regjistruar përmes një ofruesi partner lokal. Për të mësuar më shumë, shih Çfarë është një ofrues partner?
Të duhet më shumë ndihmë? Na kontakto.